Ushtarët e Izraelit bombarduan dhe gjuajtën me armë turmën e civilëve në Gaza që po prisnin radhë për ndihma ushqimore. Si pasojë e këtij sulmi raportohet se kanë vdekur 51 persona, ndërsa mbi 650 të tjerë janë plagosur.
Spitalet në Gaza kanë njoftuar sot edhe 7 viktima si pasojë urisë, duke e çuar kështu numrin e të vdekurve nga uria në 154, prej tyre 89 fëmijë. Ndërkohë numri i shteteve që deklarojnë tashmë njohjen e Palestinës për shtet vazhdon të rritet.
Sot kryeministri kanadez, Mark Karni deklaroi se në mbledhjen e Përgjithshme të Kuvendit të Kombeve të Bashkuara, Kanadaja do të deklaron publikisht njohjen e Palestinës. Paraprakisht njohjen e Palesinws e deklaruan Franca dhe Britania e Madhe.