Një incident i dhunshëm ka ndodhur më 27 korrik në një hapësirë parkingu në zonën e Çairit, ku dy persona kanë prishur rendin dhe qetësinë publike pas një mosmarrëveshjeje në trafik.
Sipas të dhënave nga SPB Shkup, të cilat Tetovasot i disponon, më 27.07.2025, në orën 18:10, nëpunësit policorë kanë arrestuar E.I. (56) nga Shkupi, e cila së bashku me I.M. (56), gjithashtu nga Shkupi, kanë qenë të përfshirë në një përleshje fizike.
“Ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në trafik, gjatë së cilës të dy personat prishën rendin dhe qetësinë publike,” bëjnë me dije burimet e SPB Shkup për Tetovasot.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të ngrihet parashtresë përkatëse.TS