Përleshje fizike mes qytetarëve turq në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit – tetë persona të ndaluar
Më 24.07.2025, rreth orës 18:19, në Vendkalimin Kufitar – Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, nëpunësit policorë ndaluan dhe privuan nga liria tetë shtetas të Republikës së Turqisë: J.A. (36), D.J.E. (27), D.S. (36), D.H.A. (44), D.B. (37), D.H. (40), D.A. (66) dhe D.M. (62).
Sipas raportit, personat në fjalë janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet vete, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Konflikti dyshohet se ka lindur për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura më parë të natyrës debitore-kreditore.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngriten parashtresat përkatëse kundër të përfshirëve.TS