Pasi e eliminuan Man Cityn në Botërorin e Klubeve, futbollistët e Al Hilal u shpërblyen nga sheikët arabë

Futbollistët e Al Hilalit kishin arsye për t’u gëzuar dyfish pasi shkuan në çerekfinale të Botërorit të Klubeve.

Ata në fakt e eliminuan në të tetën e finales Manchester Cityn, të cilin e mposhtën pas vazhdimeve me rezultat 4:3.

Por, një tjetër befasi e mrekullueshme për ekipin e Simone Inzaghit ishte kur pronari i klubit i shpërbleu ata.

Në fakt, sipas Ahmad Al-Qarni, gazetar nga Arabia Saudite, secili lojtar u shpërblye me nga 533 mijë euro nga pronarët sheikë arabë, premtim ky që erdhi nga njëri prej drejtuesve të klubit, i cili përfundoi në dhomën e zhveshjes ku po zhvillohej festa pas fitores së madhe.

Në çerekfinale të Botërorit të Klubeve, Al Hilal do të përballet me Fluminensen braziliane.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo