Skënder MULLIQI
Që shumë kohë në Kosovë, kan zënë vend injoranca, budallallëku dhe arroganca.Kjo është treshja e së keqës që është bërë e zakonshme.Dhe, aq më keq kur po bëhën fenomene kolektive.Nga vesi janë kthyer në virtyt.Janë kthyer në virtyt nga politikanët të pa dije, të pa autoritet dhe profitera.Ata që kan pak njohuri janë pridukt e kësaj triade.Shumica e kësaj klase politike nuk e kan kuptuar se askush nuk mund të qëndroj gjithmonë në pushtet.Por, injorantet nuk mendojnë kështu se veprimet e tilla po iu hyn mirë në funksion.Ata nuk janë të vetëdijshem për këtë dhe mburren më njohuritë e tyre të dobëta , dhe as që mendojnë ti korrigjojnë qëndrimet e tyre.Kjo është ajo po shohim që shumë kohë në politikën e Kosovës për fat të keq.Injorantat janë njerëz paragjykues , të cilët I nënvlerësojnë ata që kanë dije .Tipat arrogantë i nënvlerësojnë të tjerët dhe mbivlerësojnë veten .Ata i relativizojnë autoritetet. Ata refuzojnë dialogun kritik. Natyrishtë së njerëzit më autoritet dhe dije nuk i tolerojnë intolerantat , se sepse kjo do të çonte në shkatërrimin e një shoqërie tolerante.Kosovën shumicën e kohës e drejtuan njerëzit që nuk kan turp dhe janë intolerantë të skajshem.Mu për ate edhe kemi këtë gjendje të dobët shoqërore politike , por edhe ekonomke në vend.Kur dikush e konsideron veten superior bëhët i rrezikshem për të gjitha proceset.Ata e konsiderojnë vendosmërinë e tyre si vendosmëri dhe e paraqesin arrogancën e tyre si mungesë frike.Padurushmëria dhe arrogonaca e paraqitur në Kuvendin e Kosovës, dhe arbirtrariteti i këtyre njerëve e kan pru këtë krizë politike e cila ende nuk po tejkalohet.Dhe ,zor që tejkalohhet më këtë garniturë kuvendarësh analfabetë potencial politikë, por edhe pa njohuri të tjera.Budallënjet i refuzojnë gjithmonë të vërtetat.Ata shumohen kur të menqurit heshtin, dhe kjo heshtje e të menqurëve po vazhdon pa ndalë që shumë vite .Thonë se budallës nuk duhet më ia japë shtagën.Budallallëku nuk ka skaj.Kjo vjenë si rezultat i një refuzimi të vetëdijshem të shpjegimeve racionale .Budallallëku dhe injoranca hedhin poshtë provat dhe shpjegimet racionale, sepse këta nuk dyshojnë në bindjet e tyre.Ata po dominojnë edhe një pjesë të madhe të popullatës. Ata relativizojnë dhe zhvlerësojnë gjithçka, ose pothuajse gjithçka.Ata hedhin poshtë argumentet e ekspertëve dhe përhapin disfatizëm.Aq më keq është kur budallallëku lidhet më politikë , që zhvlerëson profesionin , autoritetet dhe dijen.Politikat dhe politikanët imoral shkaktojnë dëme të mëdha .Intelektualët e vërtetë janë njerëz të afrueshëm së nuk janë arrogantë. Ata janë të vetëdijshëm për kufizimet e tyre dhe relativitetin e dijes.Urtësia është jetë e organizuar thonë dijetarët.Këtu tek ne moti është perjashtuar, urtësia dhe morali si vlerat kryesore njerëzore.Dija është burim për të ardhmën, kurse te ne dija ka rënë përtoke nga të padijshmit e politikës .Arsimi dhe dija në vendin tonë janë degraduar në nivelin e dekadencës, se po prodhojmë kuadro më diploma fallso.Te ne pas luftën nuk është ngritur çështja se kush di, por kujt ti besosh! Kjo është arsyeja pse po jetojmë në kohët më të rrezikshme për të ardhmën tonë …