Obama kritikon pretendimin “e çuditshëm” të Trump për “tradhti” në zgjedhjet e vitit 2016

Presidenti Donald Trump ka hedhur akuza të rënda ndaj paraardhësit të tij Barack Obama, duke e akuzuar për “tradhti” dhe për përpjekje për të sabotuar presidencën e tij përmes lidhjes me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

“Ata u përpoqën të vidhnin zgjedhjet”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa pretendoi se Obama ishte përpjekur të minonte fitoren e tij në vitin 2016 ndaj Hillary Clinton.

Këto deklarata vijnë pas një raporti të publikuar nga drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, që e cilëson veprimtarinë e ekipit të Obamës si një “grusht shteti shumëvjeçar” kundër Trump.

Dhe një reagim ka ardhur nga zëdhënësi i Obamës i cili i ka quajtur akuzat “qesharake dhe një përpjekje të dobët për të shmangur vëmendjen nga çështje më serioze”.

Siç kujtojnë mediat, raporti përfshinte emaile të deklasifikuara që sugjerojnë se zyrtarët e lartë kishin shtypur të dhëna se Rusia nuk kishte ndikuar drejtpërdrejt në infrastrukturën zgjedhore.

Megjithatë, komuniteti i inteligjencës dhe raportet zyrtare të viteve të kaluara kanë konfirmuar se Rusia u përpoq të ndikonte zgjedhjet përmes fushatave dezinformuese dhe sulmeve kibernetike.

Kjo përplasje vjen në një kohë kur administrata aktuale përballet me presion për të publikuar më shumë informacione rreth lidhjeve të mundshme me figurën kontroverse Jeffrey Epstein.