Një grua gjendet pa shenja jete në një banesë në Bit Pazar

Më 30 qershor 2025, rreth orës 10:30, në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup është raportuar se në një banesë në rajonin e Bit Pazarit është gjetur pa shenja jete një grua 65 vjeçe nga Shkupi, me iniciale M.SH.

Nga MPB thonë se ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, pa shenja të dukshme dhune në trupin e saj.

“Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga një ekip hetimor i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes”, shtojnë nga MPB.