Netanyahu kritikon Starmer: Njohja e shtetit palestinez shpërblen Hamasin dhe ndëshkon viktimat e tij

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kritikoi ashpër homologun e tij britanik për planin për të njohur një shtet palestinez, duke pretenduar se “Starmer po shpërblen terrorizmin monstruoz të Hamasit dhe po ndëshkon viktimat e tij”.

“Një shtet xhihadist në kufijtë e Izraelit SOT, do të kërcënojë Britaninë NESËR”, shkroi ministri izraelit në X.

Netanyahu thotë se politika e paqësimit kundër terroristëve xhihadistë ka dështuar, duke sugjeruar se edhe plani britanik është i destinuar të dështojë.

Të martën, kryeministri britanik, Keir Starmer u paraqiti ministrave të tij një plan gjithëpërfshirës paqeje për Gazën, i cili, ndër të tjera, përcakton se nëse Izraeli nuk bie dakord për një armëpushim, Mbretëria e Bashkuar do të njohë një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Plani thuhet gjithashtu se përfshin një rritje të menjëhershme të ndihmës humanitare, përjashtimin e Hamasit nga çdo formë qeverisjeje dhe mbështetje praktike për një marrëveshje paqeje të garantuar ndërkombëtarisht.

Të enjten e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se vendi i tij do ta njihte shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. Duke njohur një shtet palestinez, Franca synon të “kontribuojë në mënyrë vendimtare në paqen në Lindjen e Mesme” dhe “do të mobilizojë të gjithë partnerët e saj ndërkombëtarë që dëshirojnë të marrin pjesë” në këtë përpjekje, shkroi Macron në një letër drejtuar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo