Moti nesër do të jetë me diell dhe më i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 36 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 35 gradë.
Në ditët e ardhshme vijon periudha e motit me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri në mesatare.