Në politikë ka disa terme të shkëlqyeshme të cilat fatkeqsisht në praktikë nuk zbatohen ashtu si tingellojnë bukur

Ejup Berisha

Në politikë ka shumë terme të
rheqëse dhe të bukura por realiteti i zbatimit të tyre në aspekt praktik nuk del të jetë edhe aq i bukur dhe tërheqës. Do të themë se pjesë përbërëse e poliitikës jane termet:
1.Demikraci 2.Tolerancë 3.Mirkuptim
4.Dialog
5.Respektim i të drejtave dhe lirive të njeriut
5. Kontroll dhe kufizim i pushtetetit
6.Dhënie e përgjegjsisë nga politikanët si dhe
8.Zgjedhjet e lira dhe pa ndikime të jashtme dhe anë
sore. Gjithashtu do të theksoj se në politikë është edhe një term tjeter shumë domethënës dhe akoma më tërheqës i cili mua më pëlqen mjaft shumë e ai eshte ky “Presidenti i Republikës është i të gjithë qytetarë
ve” Këtë thënie e përdorin gati të gjithë Presidentët e Republikave të shteteve që egzistojnë nëpër botë të cilët janë në detyrë, por fatkeqsisht e gjithë këta nuk i përmbahen me përpikmëri të njejtës shprehje. Psh kur une e dë
gjoj thënien e tillë në mua lind një ndjenjë qetesimi shpirteror, shpresa si dhe bindja pozitive se ja përfundimisht në shtet egziston një forcë apo faktor politik që mban llogari edhe për qytetarët. Për faktin se faktorët e tjerë të politikës posaqërisht ata që i takojnë pushtetit ekzekutiv dhe ligjvënës deri para një viti realisht nuk e kishin as kujdesin por as brengën më të vogël përqytetarët. Pra kur i kamë analizuar çasjet, sjelljet dhe punët e faktorëve të tillë politik lehtë e kamë vërejtur se këta nuk kanë mbajtur jo vetëm llogari por as nuk kanë tentuar që të veprojnë për të mirën e qytetarëve. Vlersoj se Presidenti i RMV-së me të vë
rtetë duhet të jetë i gatshëm që të kujdeset edhe për mua autorin e shkrimit që njëherit jamë edhe shtetas i këtij shteti. Por sjellja dhe qasja reale e Presidentes në praktikë e demanton shprehjen në fjalë. Kështuqë kur une në aspekt faktik kamë tentuar disa herë që të bindem se Presidentja është edhe imja ajo fatkeqsisht nuk e ka dëshmuar vërtetsinë e thënies të cilën e përdor shumë shpesh në opinion. Se pse ndodh një gjë e tillë une nuk e kuptoj dhe nuk e kamë të çartë. Edhe pse do të themë se për Presidenten e tanishme të Republikes une kamë, konsideratë,
mendim por dhe bindje shumë pozitive. Të gjitha kë
to gjera pozitive une ua kamë përcjellur edhe familjarëve, mikeshave dhe miqve të mi. Ndë
rsa në disa shkrime e kamë thënë edhe kë
të gjë për të Citoj:
“Eshtë kë
naqsi, nderë që Zonjën Gordana Siljanovska Dafkova e kemi në timonin e shtetit”.Kjo për faktin se bëhet fjalë për një personalitet të ngritur moralishtë por dhe përr kuadër të arsimuar politikishtë.
Por nga vetë Presidentja në kthim kamë hasur në anashkalim dhe në injorim. Pra e njëjta duhet të më bindë se është edhe Presidente e ime. E une se kuptoj se pse ne syte dhe ne bindjet e saj vetë une nuk jamë prezent si të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës. Prandaj sikurse termet e bukura që i përmenda më lartë që janë pjesë e diskursit politik pra sikurse të njejtat të zbatoheshin edhe në praktikë ashtu si tingëllojnë formalishtë nuk ka më mirë dhe më bukur për ne si qytetar të këtij shteti. Konsideroj se ky realitet do te na i rriste shpresat jo vetëm neve si shtetas të këtij shteti por dhe do tua rriste imazhin dhe reputacionin politikës por edhe politikanëve si zbatues praktik të saj.