Në lokalet e komunës së Likovës u mbajtën takimet “Pranvera poetike në Likovë” (FOTO)

Sot më datë 24.07.2025 në lokalet e Komunës së Likovës, u mbajtjen takimet
,, Pranvera poetike në Likovë,, , takime që për një dekadë rresht mbahen në muajin maj dhe janë tradicionale.
Vonesa për mbajtjen e këtyre takimeve ishte mospërkrahja nga Ministria e Kulturës e RMV që vonoi edhe përgjigjen e ankesës së dërguar.
Mirëpor, artdashësit e fjalës poetike në këtë trevë nuk kanë vdekur dhe nuk janë në numër të vogël.
Faleminderoj pa masë këshillin e komunës së Likovës dhe kryetarin z.Erkan Arifi që ndihmuan materialisht këto takime dhe nuk lejuan që të humbet tradicionalja e këtyre takimeve.
Njëkohësisht e faleminderojmë edhe
,, Top Auto Fer,, z. Ridvan Dervishi që me shumë dashuri ishte I gatshëm që të kontribuojë në mbajtjen e këtyre takimeve.
Poetët që sfiduan të nxehtit, pushimit dhe dasmave, Ishim prezent dhe recituan vargjet e tyre ku kanë derdhur ndjenjat dhe botën e tyre shpirtërore.
U shpërblyen tre poezi në mesin e poezive të recituara, dhe çmimet iu ndanë:
Poetes Ibadete Livareka
Poetit Sermet Sulejmani
dhe Poetes së re e cila premton shumë me vargjet e saja Xhejda Tusha.
Pas poezisë u shtruar një darkë për poetët ne Restaurant ,,Illyria,, në fshatin Sllupçan.
Shpresojmë që takimet e ardhëshme të kenë përkrahje nga Ministria e Kulturës, sepse këto takime mbahen në djepin ku janë rritur shumë poet eminent të kësajë treve, se këro takime mbahen në vendin ku artdashësit e fjalës së shkruar janë të shumtë.
Derisa artdashësi I fundit të frymojë në këtë trevë, do të mbahen takimet: “PRANVERA POETIKE NË LIKOVË”.