Ndalet rryma në “Fadil Vokrri”, pak sekonda para se të mbyllet pjesa e parë

Ndalet rryma në “Fadil Vokrri”, pak sekonda para se të mbyllet pjesa e parë

Një situatë e pazakontë ndodhi në fund të pjesës së parë të përballjes mes Ballkanit dhe Florianas nga Malta, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Gjatë ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndriçimi u ndërpre për shkak të një problemi me rrymën elektrike.

Si pasojë, gjyqtari u detyrua ta mbyllë para kohe pjesën e parë.

Në atë moment, Ballkani ishte në epërsi me rezultat 3:2.