Ministri për Çështje Evropiane Murtezani bashkëkryesoi me takimin e parë të Komitetit të Monitorimit për Instrumentin për Reforma dhe Rritje

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në cilësinë e koordinatorit nacional për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, mëngjesin e sotëm bashkëkryesoi me Takimin e Parë të Komitetit të Monitorimit për Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (RGF), i cili sot u mbajt në format hibrid në ambientet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Në fillim të adresimit e tij hyrës, ministri për Çështje Evropiane Murtezani theksoi rëndësinë e kësaj platforme të re për përforcimin e procesit të reformave dhe bashkëpunimin ndërinstitucional duke i përshëndetur përfaqësuesit e Komisionit Evropian, institucionet financiare ndërkombëtare, sektorin civil si dhe përfaqësuesit e institucioneve nacionale të cilët ishin pjesmarrës në këtë takim.

Ministri Murtezani potencoi se takimi i Komitetit të Monitorimit po zhvillohet menjëherë pas Samitit të suksesshëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, kushtuar Planit për Rritje dhe agjendave reformuese të vendeve kandidate nga rajoni, i cili edhe një herë e konfirmoi përkushtimin e përbashkët – si nga ana e rajonit, poashtu edhe nga ana e Komisionit Evropian – për të depërtuar në rrugën e integrimit evropian. Murtezani u shpreh se Plani për Rritje dhe Agjenda reformuese janë të dizajnuara për të sjellë reforma kyçe socio-ekonomike dhe për t’i nxitur vlerat demokratike dhe sundimin e ligjit, të cilat janë parakusht për stabilitet, prosperitet dhe integrim në Bashkimin Evropian. Në kuadër të takimit, anëtarët e Komitetit diskutuan për progresin në inplementimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje, duke u përqendruar në përmbushjen e kushteve të përgjithshme për mbështetje, hapat kyç të arritura dhe rezultatet e vlerësimit të Komisionit Evropian për serinë e parë të detyrimeve. U shkëmbyen mendime për mekanizmat e monitorimit, gjithëpërfshirjen e procesit përmes kyçjes së shoqërisë civile, si dhe çështjet horizontale lidhur me burimet njerëzore, transparencën në buxhetim dhe menaxhimin me reforma, si dhe harmonizimin me legjislacionin evropian.

Murtezani theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përqëndruar në implementimin e Agjendës reformuese, e cila përfshin fusha prioritare si qeverisje të mirë, financa publike, tranzicionin energjetik dhe të gjelbër, zhvillimin e kapitalit njerëzor, klimën e biznesit dhe sundimin e ligjit. Si tregues i qartë i pjekurisë politike dhe kapacitetit institucional të vendit që të ecë drejt standardeve evropiane përmes reformave thelbësore, Maqedonia e Veriut në kohë rekorde të shkurtër i finalizoi të gjitha procedurat ligjore, që mundësoi tërheqjen në kohë të parafinancimit prej 52.5 milionë euro – theksoi Murtezani. Murtezani gjithashtu njoftoi se tanimë është iniciuar procedura e parë për pagesën e këstit të ri prej 17 milionë euro, ku një pjesë e konsiderueshme janë të dedikuara për investime kapitale.

Rregullorja (BE) 2024/1449 e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të BE-së e krijoi „Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor“ për mbështetjen e procesit të zgjerimit përmes përshpejtimit të harmonizimit me ligjin e BE-së, përshpejtimit të integrimit ekonomik rajonal si dhe konvergjencës socio-ekonomike me Unionin Evropian.

Takimi i Komitetit të Monitorimit është krijuar konform me Marrëveshjen për Instrumentin për Reforma dhe Rritje me Komisionin Evropian, me qëllim që të sigurohet transparencë, llogaridhënie dhe koordinim efikas në zbatimin e proceseve të reformave. Në mënyrë të vazhdueshme punohet për përforcimin e monitorimit, kontrollit dhe auditimit, si dhe për komunikimin efektiv me publikun, me synim që përfitimet nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje të jenë të dukshme dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.