AC Milan ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në afatin kalimtar veror që është Pervis Estupinan.
Klubi kuqezi ka nënshkruar me mbrojtësin ekuadoras Pervis Estupinan, i cili vjen nga Brighton.
Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur një kontratë afatgjatë që do ta mbajë në “San Siro” deri më 30 qershor 2030.
“Pervis Estupinan është një lojtar i Milanit. AC Milan njofton se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit, i cili vjen nga Brighton & Hove Albion. Estupinan ka firmosur një kontratë me klubin deri më 30 qershor 2030″, thuhet në deklaraten e klubit italian.
Te Milani, Pervis Estupinan do të mbajë fanellën me numrin 2.
Pas zyrtarizimit të ekuadorianit, Milani tani do të hidhet në sulm për të kompletuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge.