Mickoski: Jemi shumë më të përgatitur për përballje me zjarret sesa më parë, janë vënë në përdorim 38 automjete

Jemi shumë më të përgatitur për përballje me zjarret sesa më parë, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë promovimit të njësisë së parë republikane kundërzjarrit, gjatë së cilës u prezantuan 38 automjete të ridedikuara të ushtrisë dhe policisë për shuarjen e zjarreve. Ngjarja u mbajt në Kampin për trajnim, Pepelishtë.

Mickoski shprehu falënderim për kompanitë me përgjegjësi shoqërore që, siç tha ai, ndihmuan që ajo që shohim sot të bëhet realitet.

“Bëhet fjalë për automjete të policisë dhe ushtrisë që për më shumë se tetë vjet nuk janë ndezur. E patë demonstrimin, e patë se si duket e gjitha sot dhe mund të them se jemi shumë më të përgatitur për sezonin e zjarreve që pritet të ndodhë shumë shpejt, përkatësisht, ajo tashmë është duke u zhvilluar, zjarre të caktuara tashmë po shfaqen në pjesë të caktuara të territorit të shtetit. Falënderim për të gjithë ata që morën pjesë në këtë aktivitet, duke filluar nga zëvendëskryeministri Dimovski, ministrat Misajlovski, Toshkovski, kryetari i komunës së Kavadarit Mitko Jançev, i Negotinës Goran Stojanov, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Angelov, për të gjithë ata që morën pjesë në këtë procedurë, në këtë modifikim të këtyre automjeteve të policisë dhe ushtrisë që, do ta përsëris, ishin të braktisura dhe të pandezura për më shumë se tetë vjet”, tha Mickoski.

“Në këtë mënyrë mund të them se shteti kursen disa dhjetëra miliona euro. Kursimi është disa dhjetëra miliona euro dhe të mos flasim për atë se sa janë rritur kapacitetet. Po ashtu mund të them se këtë javë pritet të arrijë nga servisi edhe avioni i dytë që ishte në servis, ndërsa të tretin e presim të vijë diku nga fundi i muajit ose në fillim të gushtit. Nga dy helikopterë policorë dhe ushtarakë janë gjithashtu të gatshëm për intervenim në rast zjarresh apo fatkeqësish natyrore, kështu që, nëse do krahasoheshim me të kaluarën, këtë vit nuk mund të bëjmë asnjë krahasim”, tha Mickoski.

Ai theksoi, se është në fuqi edhe ndalesa për lëvizje pa leje në zonat pyjore dhe në male.

“Kështu që, kur gjithçka kjo të përmbyllet, mund të them se jemi shumë, shumë më të përgatitur se kurrë më parë për t’u përballur me sfida të tilla, natyrisht”, deklaroi Mickoski.

Në Kampin për trajnim Pepelishtë sot u prezantua njësia e parë republikane kundërzjarrit, e përbërë nga automjete për shuarje të zjarreve pyjore, të cilat kanë karakteristika dhe kapacitete të shkëlqyera për t’u përballur me terrene të vështira për t’u arritur. Bëhet fjalë për pajisje të vjetruara dhe të ruajtura, si BTF70/80, hermalina të vjetra e të ngjashme, të cilat ndodheshin në depot e Ministrisë së Mbrojtjes dhe MPB-së, dhe të cilat janë modernizuar dhe të cilave u janë instaluar rezervuarë të posaçëm uji, pompa që funksionojnë me presion të lartë dhe që mund të hyjnë në terrene të paarritshme.