MF-ja pagoi fletobligacionin e parë të qytetarëve dhe interesin prej 5% për vitin e dytë, mjetet u depozituan në llogaritë e 1448 qytetarëve që regjistruan fletobligacione
21 korrik 2025, Shkup – Ministria e Financave pagoi principalin dhe interesin për vitin e dytë të fletobligacionit të parë të emetuar të qytetarëve. Në llogaritë e 1448 qytetarëve, që në ankandin e shpallur në vitin 2023 regjistruan fletobligacione, u paguan 1.4 miliardë denarë (23.5 milionë euro), vlerë kjo që u regjistrua si fletobligacion i qytetarëve dhe interes për vitin e dytë në vlerë prej 72.4 milionë denarëve (1.2 milionë euro).
Fletobligacioni i parë i qytetarëve u emetua më 13 korrik të vitit 2023, me afat shlyerjeje prej dy vjetësh dhe me normë interesi prej 5%. Interesi i poseduesve të fletobligacioneve u pagua në nivel vjetor, përkatësisht në muajin korrik të vitit 2024, kur u pagua shuma prej 72.4 milionë denarësh (1.2 milionë euro) dhe në muajin korrik të vitit 2025, po ashtu në vlerë prej 72.4 milionë denarësh (1.2 milionë euro).
Fletobligacioni i qytetarëve u vendos në treg si produkt i ri inovativ i destinuar për qytetarët dhe për promovimin e tregut të letrave shtetërore me vlerë. Ministria e Financave, në periudhën e ardhshme parasheh që të prezantojë instrumente të reja financiare, duke përfshirë edhe ofertën e instrumenteve të destinuara për qytetarët, me qëllim të rritjes së cilësisë së instrumenteve të ofruara, si dhe rritjes së bazës së investitorëve.
Ministria e Financave realizoi 2 emetime fletobligacionesh të qytetarëve në vlerë të përgjithshme prej 41.1 milionë eurosh. Fletobligacioni i dytë i qytetarëve u emetua më 7 nëntor të vitit 2023, në vlerë prej 17.6 milionë eurosh, i cili maturon në muajin nëntor të vitit 2025.