Negotinë, 09.07.2025 – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, z. Izet Mexhiti, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të interkonektorit të gazit me Greqinë – një projekt strategjik për sigurinë energjetike dhe integrimin rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në praninë e përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, një delegacioni nga Republika e Greqisë, partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve, Mexhiti theksoi se interkonektori nuk është vetëm një investim infrastrukturor, por simbolizon fillimin e një kapitulli të ri për Maqedoninë e Veriut – një kapitull për një të ardhme më të sigurt, më të shëndetshme dhe më të përgjegjshme.
„Me ndërtimin e këtij interkonektori, Maqedonia e Veriut dërgon një mesazh të qartë se e di drejtimin, aleatët dhe të ardhmen që po ndërton. Ky është një investim me përfitime të vërteta ekologjike – qasja në gazin natyror do të mundësojë zëvendësimin e burimeve më ndotëse të energjisë, si druri, mazuti dhe qymyri, veçanërisht në komunat ku ende përdoren,“ theksoi zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, z. Izet Mexhiti.
Përmes këtij projekti mundësohet ulja e grimcave PM në ajër, përmirësimi i sistemit shëndetësor publik, ulja e kostove energjetike për qytetarët dhe ekonominë, si dhe rritja e stabilitetit energjetik në nivel kombëtar dhe rajonal, shtoi Mexhiti.
„Ky interkonektor është pjesë e një vizioni më të gjerë që udhëheq Maqedoninë e Veriut – një vizion për një shtet bashkëkohor, të integruar dhe të hapur, që është faktor aktiv i stabilitetit dhe zhvillimit rajonal. I njëjti vizion qëndron pas realizimit të projekteve strategjike si Korridori 8,“ deklaroi Mexhiti.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski: Seriozisht përgatitemi për zgjedhjet lokale, opozita do të duhet të ristrukturohet
- Balje: Ka mundësi që Basha jep dorëheqje nëse konstituohet Kuvendi
- Panik e madhe në zyrat e Bilall Kasamit, kërkojnë “lishnakarta dhe smetka” për të blerë VOTA!
- Ndodh edhe kjo: 22-vjeçarja kanos policët përmes linjës 192 në Prishtinë, përfundon në psikiatri
- Mickoski nga KXE: Urime festa e Shën Mërisë së Madhe, respekt për minatorët që punojnë me trimëri dhe krijojnë
- Tre persona dyshohet se shkaktuan vdekjen e një burri pas rrahjes në Kavadar
- Toshkovski: Me projektin “Safe City”, telefoni ndalohet për këmbësorët dhe shoferët
- ASH: VLEN premtoi decentralizim, por solli vetëm dështim – Nuk ka legjitimitet të kërkojë besim të ri
- Shuplaka diplomatike për Mickoskin: Borrell mbështet Osmanin
- VLEN: BDI premtoi, por helmoi, ne mbyllim përgjithmonë deponinë e Nikushtakut!