Mexhiti: Gëzuar 4 Korrikun, qoftë e përjetshme miqësia me SHBA-në!

Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, zëvendëskryeministri i parë shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar popullin amerikan, duke theksuar miqësinë e fortë mes shqiptarëve dhe SHBA-së.

Në mesazhin e tij, Mexhiti shkroi:“Qoftë e përjetshme miqësia me SHBA-në! Urime Ditëlindja e 249-të!”

Ai tha se SHBA ka luajtur një rol të rëndësishëm për paqen dhe zhvillimin në rajon, si dhe për mbështetjen e shqiptarëve në rrugën drejt barazisë dhe drejtësisë.

Bashkë me Mexhitin, në ceremoninë festive morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të koalicionit VLEN, Bilall Kasami, Zeqirja Ibrahimi dhe Arben Fetai, si dhe figura të tjera politike dhe diplomatike.