Boshti që i jep kuptim jetës sonë, është atdheu, është toka jonë. Atdheu është fati ynë, është toka e ujitur me gjakun e të parëve, të cilët vuajtën, por kurrë nuk u gjunjëzuan, duke ruajtur të paprekur dinjitetin dhe identitetin. Kjo tokë u bë pjesë e jona që para lindjes sonë; u zhvillua e u mishërua me ne gjatë rritës sonë, për të qëndruar me besnikëri dhe dashuri, deri sa të bashkohemi përsëri në brendësinë e saj.
Fatkeqësisht, sot, në mënyrë indirekte, populli ynë ka drejtuar sytë drejt mërgimit, që i servohet me ngjyra joshëse. Evropa, sot, në mënyrë dinake i ndalon rrugët që të shpien drejt mërgimit ilegal, ndërsa në anën tjetër, ato hapen nga të gjitha anët. Jashtë etikës njerëzore qëndrojnë si superiorë, duke e mohuar trajtimi e barabartë të mërgimtarëve tanë dhe ushtrojnë presion për të na gjunjëzuar e përulur pamjen dhe krenarinë tonë si popull. Plaga e mërgimit është shumë e vjetër, është plagë që nuk shihet, por që të djeg në heshtje. Është dhimbje që askush nuk e njeh pa qenë larg vendlindjes. Te jesh i mërguar, ke të bësh me dhimbjen, mallin, dashurinë për vendlindjen, për njerëzit e tu.
Dhe ky deklinim psikosocial dhe sociokulturor i shqiptarëve indigjen, fillet e veta destruktive i ka që në kohën e mesjetës,si atribut i shpërnguljeve me dhunë nga hordhitë dhe kaskadat pushtuese të cilat si forma dhune i asgjesonin apo i internonin pjesën Mashkullore të Shqiptarëve në vetë trojet dhe vendbanimet e veta.Përmbysjet erdhën si rezultat nga mos organizimi ushtarak dhe ngatresave apo acarimeve brenda në mesin e fiseve në atë kohë pra kjo dukuri e shëmtuar e gjenit Shqiptar e mbanë fajin për këtë fiasko ubikvitare të shoqërisë shqiptare në trojet e veta stërgjyshore.
Historia n’a përsëritet që nga mesjeta e deri te koha bashkohore demokratike ngase kacafytjet brenda trungut Shqiptar nuk pushuan por e ndrojnë formën dhe spiralja e mërgimit kondicionohet.Edhe pse trojet Shqiptare udhëhiqen nga vet Shqiptarët që nga fillimi i tranzicionit demokratik e deri më sot,duhet potencuar se ështe dora vet keqpërdorimi dhe papërgjegjësia e lidershipit shoqëror dhe shtetëror që ka paraprij mbështetur dhe sponsoruar këtë mizori ubikvitare Shqiptare.
Nexhat Bexheti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Agon Ferati nga Manastiri: Kongresi i Manastirit nuk ishte vetëm bashkim i shkronjave, por vendim historik për të ardhmen e kombit shqiptar
- Dita e Alfabetit, Rama vendos veten mes rilindasve të Kongresit të Manastirit
- Meidani: nga sot kufiri me një ndalesë, ndërsa Shtëpia e Alfabetit në Manastir merr për herë të parë kujdesin e plotë të shtetit shqiptar
- Adnan Azizi: 12 vjet rrugëtim politik, nga BESA tek VLEN – të njëjtat ideale për gjuhën dhe arsimin shqip
- Mexhiti: Nga Shkupi, Prishtina e Tirana, sot u bëmë bashkë në Manastir
- Kurti: Kongresi i Manastirit na mëson të bashkohemi edhe kur nuk mendojmë njësoj
- Presidenti Begaj: “Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe – mesazh i rëndësishëm për Ditën e Alfabetit
- Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët
- Valbon Limani feston Ditën e Alfabetit dhe Flamurit me mërgatën shqiptare në Zvicër
- Hoxha Labinot Maliqi: GTA 6 është haram, prindërit të mos ua blejnë fëmijëve