Boshti që i jep kuptim jetës sonë, është atdheu, është toka jonë. Atdheu është fati ynë, është toka e ujitur me gjakun e të parëve, të cilët vuajtën, por kurrë nuk u gjunjëzuan, duke ruajtur të paprekur dinjitetin dhe identitetin. Kjo tokë u bë pjesë e jona që para lindjes sonë; u zhvillua e u mishërua me ne gjatë rritës sonë, për të qëndruar me besnikëri dhe dashuri, deri sa të bashkohemi përsëri në brendësinë e saj.
Fatkeqësisht, sot, në mënyrë indirekte, populli ynë ka drejtuar sytë drejt mërgimit, që i servohet me ngjyra joshëse. Evropa, sot, në mënyrë dinake i ndalon rrugët që të shpien drejt mërgimit ilegal, ndërsa në anën tjetër, ato hapen nga të gjitha anët. Jashtë etikës njerëzore qëndrojnë si superiorë, duke e mohuar trajtimi e barabartë të mërgimtarëve tanë dhe ushtrojnë presion për të na gjunjëzuar e përulur pamjen dhe krenarinë tonë si popull. Plaga e mërgimit është shumë e vjetër, është plagë që nuk shihet, por që të djeg në heshtje. Është dhimbje që askush nuk e njeh pa qenë larg vendlindjes. Te jesh i mërguar, ke të bësh me dhimbjen, mallin, dashurinë për vendlindjen, për njerëzit e tu.
Dhe ky deklinim psikosocial dhe sociokulturor i shqiptarëve indigjen, fillet e veta destruktive i ka që në kohën e mesjetës,si atribut i shpërnguljeve me dhunë nga hordhitë dhe kaskadat pushtuese të cilat si forma dhune i asgjesonin apo i internonin pjesën Mashkullore të Shqiptarëve në vetë trojet dhe vendbanimet e veta.Përmbysjet erdhën si rezultat nga mos organizimi ushtarak dhe ngatresave apo acarimeve brenda në mesin e fiseve në atë kohë pra kjo dukuri e shëmtuar e gjenit Shqiptar e mbanë fajin për këtë fiasko ubikvitare të shoqërisë shqiptare në trojet e veta stërgjyshore.
Historia n’a përsëritet që nga mesjeta e deri te koha bashkohore demokratike ngase kacafytjet brenda trungut Shqiptar nuk pushuan por e ndrojnë formën dhe spiralja e mërgimit kondicionohet.Edhe pse trojet Shqiptare udhëhiqen nga vet Shqiptarët që nga fillimi i tranzicionit demokratik e deri më sot,duhet potencuar se ështe dora vet keqpërdorimi dhe papërgjegjësia e lidershipit shoqëror dhe shtetëror që ka paraprij mbështetur dhe sponsoruar këtë mizori ubikvitare Shqiptare.
Nexhat Bexheti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Isen Shabani pas votimit: Pres fitore absolute, dallimi mbi 5 mijë vota (VIDEO)
- Numri i martesave gjatë vitit 2025 është ulur për rreth 1.600, numri i divorceve është rritur për 259
- Hapet sezoni dimëror në Kodrën e Diellit, drejtori Aliji: Nga dita e parë fluks i madh i turistëve
- Valdet Xhaferi: Sot votova për të ardhmen e Gostivarit
- TS – LIVE nga Gostivari për zgjedhjet e përsëritura
- Vardari del nga shtrati në Strimnicë, banorët të përmbytur kërkojnë ndihmë (VIDEO)
- Zgjedhet e përsëritura/ Sot votohet në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë (VIDEO)
- Vardari ka arritur nivel kritik në Shkup
- Intervenime në gjithë territorin e vendit për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve
- Situata alarmante në lagjen Prilepska në Kërçovë! Shiu ka bërë që niveli i ujit të lumit të rritet sërish