Me firmën e Gashit, Kuvendi rezervon mijëra euro për hotele luksoze

Kuvendi i Maqedonisë ka nënshkruar kontratë për shërbime të akomodimit në hotele, për të cilat gjatë një viti do të shpenzohen gjithsej 52.660 euro. Tenderi është firmosur në maj të këtij viti nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ndërsa ofertuesi më i lirë ka qenë një nga agjencitë më të njohura turistike në vend – kompania Fibula Air Travel nga Shkupi, shkruan portali Faktor, përcjell PressOnline.al

Sipas kushteve të tenderit, ofertat për akomodim duhet të përfshijnë hotele në territorin e Maqedonisë, me së paku katër yje. Gjithashtu, në dispozicion duhet të jetë edhe një sallë konferencash për numrin e kërkuar të pjesëmarrësve në rast të ngjarjeve grupore, ndërsa për raste individuale nuk kërkohet domosdoshmërisht një sallë e tillë.

Oferta duhet të përmbajë tre hotele në dispozicion, që Kuvendi të mund të zgjedhë atë që i përshtatet më shumë. Por nëse destinacioni përkatës nuk ka tre hotele me së paku katër yje, atëherë do të pranohet edhe ofertë me më pak se tre hotele.

Me firmën e Gashit, Kuvendi rezervon mijëra euro për hotele luksoze

Ndër të tjera, Kuvendi kërkon edhe fleksibilitet maksimal – në rast se në moment të fundit ndryshon numri i personave, tipi i rezervimit, destinacioni i udhëtimit apo nëse ndodh anulim i plotë, gjë që sipas kontratës mund të ndodhë edhe në ditën për të cilën është lëshuar vauçeri hotelier.

Edhe pse nuk bëhet fjalë për një marrëveshje kuadër, Kuvendi lë hapësirë që mjetet e parapara të mos harxhohen të gjitha, por gjithashtu ekziston mundësia që shuma për akomodim në hotele të harxhohet edhe para përfundimit të afatit njëvjeçar