A ju kujtohet kur Bilall Kasami hipi në eskavator dhe prishi këtë pjesë të stadiumit, duke premtuar se shumë shpejt stadiumi do të ishte gati? Që nga ajo kohë, jo vetëm që nuk u ndërtua asgjë, por u shkatërrua edhe tribuna ekzistuese. Sot, stadiumi ndodhet në një gjendje të mjerueshme, raporton TS.
Bilall Kasami së fundmi u shpreh sërish se stadiumi do të përfundojë. Por që nga ajo deklaratë, asnjë gur nuk është lëvizur dhe stadiumi vazhdon të jetë në po të njëjtën gjendje.
VLEN, bashkë me Bilall Kasamin, sot refuzuan amendamentet e Frontit Europian, duke hedhur poshtë edhe mundësinë e sigurimit të mjeteve për stadiumin e Tetovës. Përfundimisht, me Bilall Kasamin në krye, Tetova nuk do të ketë stadium.
Tifo-grupi “Ballistët” kanë kërkuar disa herë përgjigje nga Kasami për fatin e stadiumit, por ai ka mashtruar edhe ata. Shpeshherë, Ballistët kanë bërë thirrje për protesta për shkak të premtimeve të pambajtura të Kasamit.
Dhe në fund, nuk dihet se sa herë do të vazhdojë Bilall Kasami të mashtrojë për stadiumin, por një gjë është e sigurt: Stadiumi i Tetovës nuk mund të ndërtohet për 3 muaj. Kasami do të përballet jo vetëm me Ballistët dhe tifozët e Shkëndijës, por edhe me vetë qytetarët e Tetovës. Tetova nuk toleron mashtrime të ulëta – Tetova e meriton një stadium!/TS