Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për rastin “Banjska”. Seanca do të mbahet ndaj të akuzuarëve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Seanca e fundit gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nuk u zhvillua wepër shkak se nuk ka pasur kushte për mbajtjen e saj. Ishte planifikuar të dëgjohej një dëshmitar i propozuar nga Prokuroria, mirëpo se i njëjti nuk ka pasur mundësi të jetë i pranishëm në këtë seancë.
Ndryshe Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nga 45 të akuzuarit sa janë gjithsej për këtë sulm terrorist në krye me kriminelin Milan Radojiçiq, akuzohen për kryerje të veprave terroriste, sulm në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Përveç tre të akuzuarve që janë duke u gjykuar nga drejtësia kosovare, 42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radojiçiqin, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.
Më 11 shtator të 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Milan Radoiiciq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.
Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Sencat përveç sot, mbahen edhe 22 dhe 24 korrik për vazhdimin e gjykimit në këtë rast.