Mbahet mbledhja e shtatë e mekanizmit të dialogut të nivelit të lartë mbi shkëmbimet njerëzore Kinë-Francë
Gjatë bashkëkryesimit të mbledhjes së shtatë të mekanizmit të dialogut të nivelit të lartë mbi shkëmbimet njerëzore Kinë-Francë me ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot në Paris dhe homologu i tij kinez Wang Yi afirmuan vullnetin për të forcuar njohjen e ndërsjellë midis popujve të tyre dhe të përshpejtojnë shkëmbimet njerëzore e kulturore.
Barrot vlerësoi shkëmbimet e pasura dhe të frytshme njerëzore si një pasuri e çmuar që i mban të forta marrëdhëniet dypalëshe dhe i ndihmon të dy vendet t’i përballojnë së bashku sfidat globale
Kryediplomati kinez u shpreh se të dy vendet kanë përshpejtuar bashkëpunimin në një gamë të gjerë fushash dhe kanë arritur rezultate të frytshme gjatë vitit të kaluar. Duke vënë në dukje suksesin e Vitit të Kulturës dhe Turizmit Kinë-Francë, Wang tha se u mbajtën qindra veprimtari me këtë rast dhe më shumë se 6 000 studentë francezë shkuan në Kinë për shkëmbime dhe studime.
Pas mbledhjes, të dy palët publikuan deklaratën e përbashkët të mbledhjes së shtatë të mekanizmit të dialogut të nivelit të lartë mbi shkëmbimet njerëzore Kinë-Francë