Ministria e Shëndetësisë e dënon ashpër çdo formë të sjelljes korruptive në sistemin shëndetësor. Në lidhje me rastin në ISHP Spitali Klinik “Dr. Trifun Panovski” – Manastir, ku sot një personel mjekësor është kapur në flagrancë duke pranuar ryshfet, Ministria menjëherë ka iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, në përputhje me procedurat ligjore.
Reagimi i Ministrisë është i shpejtë, parimor dhe i qartë, me qëllim mbrojtjen e dinjitetit të pacientëve dhe integritetit të personelit mjekësor nga shëndetësia publike.
Qytetarët kanë të drejtë për trajtim të drejtë dhe dinjitoz. Ministria nuk toleron korrupsion dhe do të sanksionojë të gjitha shkeljet për të ruajtur besimin në sistemin shëndetësor.
Presim një hetim institucional dhe përfundim nga organet kompetente, me qëllim luftë efikase kundër korrupsionit. I bëjmë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të raportojnë përmes mjetit online “Raporto parregullsi”, ndërsa institucionet të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe pa selektivitet.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gjatë 24 orëve 15 shoferë të arrestuar për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve
- Adresimi i Osmanit në fund të mandatit: Kosova nuk dorëzohet kurrë
- Janevska: Vërejtjet e fundit për Ligjin për Arsim të Lartë, mund të bëhen deri të hënën
- Filipçe: Mickoski po punon kundër interesave shtetërore
- Osmani përfundon mandatin, Haxhiu ushtruese detyre e presidentes
- Studentët shqiptarë u bëjnë thirrje politikanëve për mbështetje në protestën e 6 prillit për gjuhën
- Dy orë pritje për të kaluar në Qafë Thanë, shqiptarët drejt Maqedonisë së Veriut për naftë dhe ushqime
- Juristët shqiptarë përballë murit gjuhësorë në Maqedonin e Veriut (Në mbështetje të protestës së studentëve shqiptar)
- Mickoski nga Ilindeni: Qeveria vazhdon me investime në arsim, po ndërtohet një ndërtesë e re shkollore në SHFK “Goce Dellçev”
- Mbi 90% e shkollave në rajonin e Tetovës pa psikologë, sociologë, dhe defektologëve