LSDM: Maksim Dimitrievski shërben te Mickoski për t’i shpëtuar ndjekjes penale

“Populli nuk i beson më, Maksim Dimitrievski shërben te Mickoski për t’i shpëtuar ndjekjes penale.
Skandali me tërheqjen e Prokurorisë nga rasti kundër Maksim Dimitrievskit e zbuloi të vërtetën e plotë. Makso mori shpërblim nga Mickoski për tradhtinë që bëri.

U bë e qartë pse Dimitrievski hyri në koalicion me Hristijan Mickoskin? Për të shpëtuar veten nga përgjegjësia dhe ndjekja penale.
Kali i Trojës është zbuluar përfundimisht. Të gjitha krimet e Dimitrievskit janë nën mbrojtjen e pushtetit të Mickoskit, i cili e kontrollon plotësisht.
Maksim nuk është partner koalicioni. Ai është dekor, instrument. Maskë politike.

E vetmja gjë që funksionon në angazhimin e tij politik janë interesat e biznesit dhe skemat e brendshme për funksione, tenderë dhe ndikim. Vetëm kaq.

Maksim Dimitrievski nuk është alternativë. Ai është një mashtrim që qytetarët tashmë e kanë kuptuar dhe nuk i besojnë më. As Kumanova dhe as Maqedonia nuk kanë nevojë për figura të tilla. Na duhen njerëz të ndershëm, me qëndrim, integritet dhe parime.

Kumanova meriton më shumë dhe më mirë. Kumanova meriton drejtësi, e jo pazare politike me Prokurorinë. Drejtësia mund të vonohet, por nuk do të shmanget. Do të ketë përgjegjësi – herët a vonë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së të cilën e publikojmë në tërësi.