Ndonëse aktualisht mban pozitën e Ministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani nuk e përjashton mundësinë që të garojë nën llogo të koalicionit VLEN për komunën e Kërçovës, në zgjedhjet lokale.
I pyetur nga TV Shenja, Limani tha se emrin e tij në anketa e kanë përfshirë edhe opozita.
Thotë se kandidatët e VLEN në të gjitha komunat jo vetëm në Kërçovë do të jenë si nevojë dhe kërkesë e qytetarëve e jo si dëshirë personale e VLEN.
“Emri im është duke u anketuar, është pjesë përbërëse e anketave nga pala tjetër e opozitës. Nuk e përjashtoj këtë mundësi. Të gjithë e dimë se as Kërçova dhe as një komunë tjetër nuk janë dëshirë e jona personale, por është një realitet i bazuar mbi kërkesën dhe nevojat e qytetarëve. Ashtu siç të vendoset, ashtu edhe do të prononcohemi në fund”, ka deklaruar Limani.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Shkupjanët nën stres të përhershëm: Zhurma e pandalshme nga trafiku, ndërtimet dhe lokalet po rrezikon shëndetin e tyre
- Ariu vjen në një vikendshtëpizë afër Xhepçishtit
- Tragjedi në Skënderaj, 26 vjeçari bie nga kati i tetë, mjekët konstatojnë vdekjen-nisin hetimet
- Deputetët edhe sot në pushim, nesër kthehen në punë!
- Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy motra
- ASh: VLEN-i në shërbim të qeverisë më antishqiptare – Komunat shqiptare u ‘gjymtuan
- Listat e pavarura, KSHZ me vendime shtesë nëse ka inflacion zgjedhor
- 510 foshnje të lindura në Tetovë këtë vit! Rritje prej 10% në krahasim me vitin e kaluar
- Zjarr i madh në Kumanovë: Digjën vetura, kamionë, autobus, rimorkio dhe minibus
- MPB: Tre persona janë ndaluar për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve, nuk respektuan as shpejtësinë e lejuar të lëvizjes