Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj pas dështimi të 47 për konstitumin e Kuvendit ka thënë se me Kryetarin e VV-së, Albin Kurti ka thënë se ende s’ka pirë kafe me të, por që pritet të ndodh gjatë javës, shkruan Reporteri.net.
Limaj tha vetëm ka biseduar me të.
“Ende s’kemi pirë kafe. Besoj gjatë javës. Duhet me bisedu me dalë prej kësaj situate. Qysh me dalë nga kriza nëse nuk bisedohet. Është bërë e tepërt. Kështu që do të bisedoj me Kryeministrin për të ardhë deri te një moment i zgjidhjes”, tha ai para gazetarëve.
“Jemi të gatshëm për marrëveshje me partneritet”, shtoi ai, derisa theksoi se janë të gatshëm ta ndimojnë përderisa është partia e parë.
“Është partia e parë që ka marrë shumicën e votave dhe ne po duam dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë për përmbushjen e vullnetit të shumicës”, tha ai.
Për një takim të mundshëm mes tyre, e konfirmoi edhe deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila shtoi se ekziston vullnet mes dy palëve për bashkëpunim.