Sulmuesi portugez, Rafael Leao ia ka dedikuar bashkëkombësit të tij të ndjerë, Diogo Jota, goli e shënuar në miqësoren e Milanit ndaj Liverpoolit.
Milani aktualisht po luan kundër Liverpoolit në një miqësore parasezonale në Hong Kong.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje mes dy gjigantëve evropianë përfundoi me barazim 1-1, ku golat u shënuan nga Leao (10’) dhe Dominik Szoboszlai (26’).
Megjithatë, goli i parë u shënuar nga ylli portugez i Rossonerëve, ka fituar gjithë vëmendjen.
Jo vetëm për golin e bukur që ishte, por edhe për dedikimin pas tij.
Leao këtë gol të bukur vendosi t’ia dedikoj bashkëkombësit të tij, ish-lojtarit të Reds, Jota, i cili para disa javësh vdiq tragjikisht së bashku me vëllain e tij.
WHAT A GOAL FROM RAFAEL LEÃO
Christian Pulisic plays a perfect outlet pass and the 26-year-old Portuguese star does the rest pic.twitter.com/DN7ImhrwlI
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) July 26, 2025