Kryeparlamentari i Kinës do të vizitojë Kirgizistanin, Hungarinë e Zvicrën dhe do të marrë pjesë në konferencën botërore të kryetarëve të parlamenteve
Nga 23 deri më 31 korrik, ligjvënësi më i lartë i Kinës, Zhao Leji, do të bëjë një vizitë zyrtare në Kirgizistan, Hungari e Zvicër dhe do të marrë pjesë në Konferencën e 6-të Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve gjatë qëndrimit në Zvicër.
Zhao, kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore Kombëtare, do t’i bëjë vizita me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Kirgizistanit Nurlanbek Turgunbek Uulu, kryetarit të Asamblesë Kombëtare Hungareze Laszlo Kover, presidentes së Këshillit Kombëtar të Zvicrës Maja Riniker, presidentit të Këshillit të Shteteve të Zvicrës Andrea Caroni, si edhe presidentes së Unionit Ndërparlamentar (IPU) Tulia Ackson dhe sekretarit të përgjithshëm të IPU-së Martin Chungong.