Kryebashkiaku i Konispolit s’i bindet Ramës: Drejtorët nuk i shkarkoj, i kam të rinj

Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, nuk i është përgjigjur kërkesës së kreut të qeverisë për shkarkimin e drejtorëve të bashkisë.

– Advertisement –
I kontaktuar nga Euronews Albania, Dule deklaroi se drejtorët në bashkinë që ai drejton janë të rinj dhe nuk po performojnë keq, duke nënkuptuar se nuk ka ndërmend t’i shkarkojë.

Sipas tij, kërkesa e kryeministrit Edi Rama është keqkuptuar në media.

Ndërkohë, në Sarandë është shënuar një valë dorëheqjesh, ku nënkryetarët, administratorët dhe drejtorët e Bashkisë kanë lënë detyrat e tyre.

Kjo lëvizje vjen në një situatë ku në disa bashki të vendit janë regjistruar dorëheqje në strukturat drejtuese, pas ultimatumit të dhënë më herët nga kryeministri Rama për riorganizimin e administratave lokale.