Kim Kardashian mbante mbi 250 karat diamante në veshjen e saj ‘Balenciaga’ gjatë Javës së Modës në Paris
Kim Kardashian është rikthyer fuqishëm në skenën e modës. Të mërkurën, më 9 korrik, ylli televiziv dhe biznesmenja 44-vjeçare u shfaq në pasarelën e koleksionit të vjeshtës 2025 të Balenciaga-s, gjatë Javës së Modës në Paris. Ky ishte gjithashtu prezantimi i fundit i Demna Gvasalia si drejtor kreativ i shtëpisë së famshme të modës.
Kardashian parakaloi me një fustan të ngushtë në ngjyrë fildishi, me dantella elegante dhe një pallto me gëzof të njëjtë të varur në supe. Flokët e saj ishin stiluar në një bob asimetrik me ndarje anësore, që i mbulonte pjesërisht fytyrën.
Ajo që e bëri këtë paraqitje edhe më mbresëlënëse ishin diamantet vezulluese nga bizhuteritë e Lorraine Schwartz. Sipas një njoftimi për media nga brendi, fustani i Kim-it ishte një homazh për veshjen që Elizabeth Taylor kishte veshur në filmin e vitit 1958 “Cat on a Hot Tin Roof”. Kardashian kishte vendosur vathët legjendarë “Mike Todd Diamond Pendant Earrings”, që dikur ishin në pronësi të vetë Elizabeth Taylor dhe u blenë në ankand nga Schwartz.
Foto: Kim Kardashian/Instagram
Përveç tyre, Kardashian kishte në qafë dy varëse të Lorraine Schwartz, me gjithsej rreth 250 karatë diamante. Modelet e tjera në shfaqje mbanin gjithashtu bizhuteri të personalizuara me më shumë se 1,000 karatë diamante të bardhë, smeralde kolumbiane, safirë padparadsha, diamante rozë dhe diamante në ngjyrë të verdhë kanarine.
Para shfaqjes, Kim arriti në Paris për provat, duke tërhequr vëmendjen me një fustan ngjyrë rozë të ndezur, të ngushtë dhe me prerje të thellë në pjesën e përparme, i cili kishte gjithashtu një çarje të gjatë në këmbë që zbulonte çizmet “panta-boots” po ashtu rozë neon. Ajo ndau një foto të këtij veshje në Instagram Story me përshkrimin: “Balenci Barbie 4Lyfe”.
Foto: Kim Kardashian/Instagram
Në ditën e shfaqjes, Kardashian u ribashkua me miket e saj Lauren Sánchez Bezos dhe Katy Perry. Në mesin e të ftuarve të tjerë ishin edhe Nicole Kidman dhe Cardi B. Sánchez Bezos u shfaq me një xhaketë të zezë dhe syze dielli, ndërsa Perry zgjodhi një fustan të shkurtër të zi me taka të njëjta dhe syze transparente.
Më herët, Kardashian kishte marrë pjesë edhe në dasmën madhështore të Lauren Sánchez dhe Jeff Bezos në Venedik muajin e kaluar, ku u pa duke biseduar edhe me ish-partnerin e Perry-t, aktorin Orlando Bloom.
Foto: Kim Kardashian/Instagram
Kim debutoi për herë të parë në pasarelën e Javës së Modës në Paris në vitin 2022, gjithashtu për Balenciaga-n, në Koleksionin e 51-të të Couture-it, përkrah yjeve të tjera si Nicole Kidman, Dua Lipa, Christine Quinn, si dhe supermodelet Bella Hadid dhe Naomi Campbell.
E emocionuar nga përvoja, ylli i “The Kardashians” e kishte cilësuar atë paraqitje si “një ëndërr e bërë realitet”, ku u shfaq me një fustan të zi me dekolte të thellë dhe dorashka të integruara, ndërsa mbante flokët e zbardhura në ngjyrë platin.