Kërçovë: Dy persona paraburgosen për prodhim dhe shpërndarje të kokainës – sekuestruan 53 pako droge

NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër E.P. (30) dhe A.P. (60), të dy nga Kërçova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale ” Prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve “. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tyre, nëpunësit policorë të policisë kriminalistike pranë NJPB Kërçovë gjetën dhe sekuestruan gjithsej 53 paketime kokainë. Të dyve iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditë dhe u shoqëruan në institucion ndëshkues – përmirësues për vuajten e masës së shqiptuar.TS