Një shtetas nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare Tabanoc gjatë hyrjes në territorin e Maqedonisë së Veriut, pasi ka paraqitur një patentë shoferi të falsifikuar.
Ngjarja ka ndodhur më 27 korrik 2025, në orën 12:04, kur nëpunësit policorë gjatë kontrollit rutinë ndaluan A.L. (42) nga Kosova dhe zbuluan se dokumenti i tij i drejtimit të automjetit ishte i falsifikuar.
Menjëherë pas konstatimit të falsifikimit, personi është privuar nga liria, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori publik.
Autoritetet kanë njoftuar se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal përkatës për veprën penale që lidhet me falsifikimin e dokumenteve zyrtare.
Raste të tilla rikthejnë vëmendjen tek problematika e dokumenteve të falsifikuara në kufi, një dukuri që vazhdon të sfidojë shërbimet doganore dhe të sigurisë në rajon.TS