SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër D.T. (43) nga fshati Gorno Sellë, komuna e Dollnenit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”.
Sipas njoftimit zyrtar, më 16.02.2025, në fshatin Llazhan – po ashtu në komunën e Dollnenit – është gjetur një kamion i markës “Ford”, pronë e të denoncuarit, i cili ishte i ngarkuar me dru të prerë në mënyrë të paligjshme.
Pas dokumentimit të rastit, autoritetet kanë ndërmarrë procedurat përkatëse dhe kanë dorëzuar kallëzimin penal ndaj D.T. për veprimtarinë e dyshuar ilegale në dëm të pyjeve shtetërore.TS