Kanosi vëllain e tij, arrestohet një person në Prizren

Një burrë është arrestuar mbrëmjen e 30 qershorit në Prizren, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje duke e kanosur vëllain e tij.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 21:30, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, një karikator dhe 28 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat hetimore./Klankosova.tv