Kallëzim penal për ndërtim të paligjshëm ndaj një 41-vjeçari nga Zagraçani

NJPB Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër F.S. (41) nga fshati Zagraçan, komuna e Strugës, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Sipas policisë, ai ka ndërtuar një ndërtesë banimi në një parcelë kadastrale në Strugë pa pasur dokumentacionin ndërtimor të lëshuar nga organet kompetente shtetërore. Autoritetet kanë ndërmarrë hapat përkatës ligjor ndaj tij.TS