Kallëzim penal për armëmbajtje pa leje në Pirok

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.J. (29) nga fshati Pirok, rrethi i Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve të zjarrit ose lëndëve shpërthyese”.

Më 16.02.2025, gjatë një bastisjeje të kryer nga nëpunësit policorë në shtëpinë e të denoncuarit, janë gjetur dhe sekuestruar fishekë të kalibrit 6.35 mm.

Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë Publike për veprime të mëtejshme procedurale.TS