Inter Miami ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Ligën e Kupës, duke mposhtur skuadrën meksikane FC Atlas me rezultat 2-1, në një ndeshje dramatike që u vendos në minutat shtesë.
Edhe pse Lionel Messi nuk shënoi, ai ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë, duke dhuruar dy asistime të mrekullueshme që bënë diferencën në këtë sfidë.
Goli i parë për Interin erdhi në minutën e 58-të, kur Messi me një pasim të saktë gjeti Segovia, i cili realizoi me qetësi për 1-0. Loja më pas u bë më e hapur, dhe Atlas reagoi.
Skuadra meksikane arriti të barazojë rezultatin në minutën e 80-të me një goditje të bukur nga Lozano, duke e kthyer emocionin në fundin e ndeshjes.
Megjithatë, ishte sërish Lionel Messi që mori përgjegjësinë dhe në minutën e 96-të asistoi bukur për Weigandt, i cili shënoi golin vendimtar për fitoren 2-1 të Inter Miamit.
Një tjetër lajm i mirë për ekipin nga Florida ishte debutimi i mesfushorit argjentinas Rodrigo De Paul, i cili pati një paraqitje shumë të mirë dhe u prit ngrohtë nga tifozët.
Fitorja ndaj Atlasit e mban Inter Miamin në rrugën drejt fazës tjetër të Ligës së Kupës, ndërsa forma brilante e Messit vazhdon të jetë faktori kryesor i suksesit të skuadrës.