Më 23 korrik 2025, në territorin e komunës Kisella Vodë në Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria A.Sh. (29) nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore, e dyshuar si narkotike.
Materiali është konfiskuar për ekzaminim, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ndërmerren masat përkatëse ligjore dhe do të parashtrohet kallëzim penal.
Hetimet po vazhdojnë nën koordinimin e Prokurorisë kompetente.