Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke në pikën e kalimit kufitar Krystalopigi (Kapshticë), pasi rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge.
31-vjeçari u ndalua nga oficerët e Departamentit të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve në Follorinë, në bashkëpunim me policinë e Kontrollit të Pasaportave në Krystalopigi. Gjatë verifikimeve u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar një Urdhër Arresti Europian nga Belgjika, për shkelje të ligjeve që lidhen me veprimtari të paligjshme narkotike.
Pas arrestimit, shqiptari pritet të dalë përpara Prokurorit të Apelit të Maqedonisë Perëndimore në Greqi, i cili do të vendosë mbi procedurat e mëtejshme të ekstradimit.