“Hajni e ka fut dorën dhe ja ka bo mamit bam”, Leonard Ademaj tregon dëshminë e fëmijëve të Liridonës

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka nisur sot dëshminë e tij para trupit gjykues për vrasjen e motrës, shkruan Reporteri.net.

Gjatë dëshmisë së tij, ai tregon pjesë edhe nga biseda që ka pasur me fëmijët e të ndjerës të cilët kanë qenë prezent në natën kritike.

“Hajni e ka fut dorën dhe ja ka bo mamit bam”, tregon mes tjerash Leonard Ademaj.

Ai gjithashtu tha se fëmijët “tregojnë qartë se si Naim Murseli e mban për dore në momentin e fundit të vrasjes”.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm. I akuzuari tjetër, Granit Plava, nuk dha deklaratë lidhur me fajësinë, ndërsa Kushtrim Kokalla kërkoi kohë për t’u konsultuar me mbrojtjen. Vetëm Tom Dodaj pranoi fajësinë dhe u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.