Guardiola flet pas eliminimit tronditës të Man Cityt nga Kupa e Botës për Klube

Pas tre fitoreve bindëse në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube, Manchester City u eliminua në fazën e 1/8-tës nga sauditët e Al Hilalit.

Al Hilal tronditi ekipin anglez dhe fitoi me rezultat 4-3 në vazhdime, duke e dërguar në shtëpi ekipin e fortë dhe të pasur të Pep Guardiolës.

Trajneri spanjoll, pas vitesh dominimi në futbollin anglez, dështoi ta çonte ekipin drejt një trofeu sezonin e kaluar dhe do ta presë atë pas turneut, i cili po luhet në Shtetet e Bashkuara deri në mesin e korrikut.

Al-Hilal fiton trilerin e shtatë golave ndaj Man Cityt dhe avancon në çerekfinale
Lexo po ashtu
Al-Hilal fiton trilerin e shtatë golave ndaj Man Cityt dhe avancon në çerekfinale
“Pashë shumë gjëra të mira që nuk i kisha parë më parë, veçanërisht në marrëdhënien midis lojtarëve dhe stafit të trajnerëve. Kaluam shumë mirë këtu, ndeshjet ishin të mira dhe niveli i lojës ishte i lartë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Në këtë fazë, të gjitha ndeshjet janë të vështira. I lejuam kundërshtarit të bënte tranzicione, por krijuam shumë dhe në përgjithësi ishim të mirë. Është për të ardhur keq”.

“Nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm ekipin për mënyrën se si u stërvitën dhe u përgatitën. Ata dhanë gjithçka”, përfundoi trajneri i Cityt.