Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e avokatëve, nuk bie poshtë asnjë prej akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale ka rrëzuar mocionin e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, duke lënë në fuqi të gjitha akuzat ndaj tyre.
Avokatët kishin kërkuar rrëzimin e akuzave që lidhen me periudha jashtë datave të përcaktuara në aktakuzë, duke argumentuar se në Kosovë nuk ka pasur konflikt pas qershorit 1999 dhe para fundit të majit 1998.
Gjykata e refuzoi kërkesën, duke theksuar se aprovimi i saj do të fragmentarizonte çështjen.
“Bazuar në sa më sipër trupi gjykues nuk është bindur se ai ka autoritet për të rrëzuar pjesë të akuzave, ose materialeve pjesë të aktakuzës. Mbi këtë bazë trupi gjykues rrëzon mocionin në tërësinë e vetë, nuk shkon në themelësinë e argumenteve për periudhën sa i takon konfliktit të armatosur”, tha ai.”, tha gjyqtari i rastit, Charles Smith.
Seanca pritet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve të Mbrojtësit të Viktimave.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në një proces të stërzgjatur dhe të kritikuar shumë.