Gjetje dhe sekuestrim i drogës në burgun Idrizovë, Shkup

Më 30.07.2025 në orën 13:55 në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë – Shkup është denoncuar se rreth orës 13:00 është kryer kontroll në institucion. Gjatë kontrollit në çatinë e burgut janë gjetur dhe sekuestruar 25 pako me materie pluhurore ngjyrë kafe dhe marihuanë.

Është kryer këqyrje e vendngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS