Gjermania lejon dërgimin e 40 avionëve Eurofighter në Turqi

Këshilli Federal i Sigurisë i Gjermanisë siç duket ka dhënë dritën jeshile për dërgimin e avionëve Eurofighter te aleati i NATO-s, Turqia.

Kjo raportohet nga Der Spiegel dhe Bloomberg. Ankaraja i kishte kërkuar avionët në vitin 2023. Raportohet se Eurofighters do të ndërtohen në Britaninë e Madhe me furnizime nga Gjermania.

Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar të enjten e kaluar, kancelari Friedrich Merz tha për këtë çështje se ende nuk ishte vendosur asgjë, por se ata ishin “në rrugën e duhur për një vendim të mirë që do të mundësonte edhe licencën përkatëse të eksportit”, shkruan Euronews.

Starmer tha se ata duan të koordinojnë fushata të përbashkëta eksporti. Eurofighter po ndërtohet nga një konsorcium që përfshin Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, si dhe Italinë dhe Spanjën. Pa miratimin e qeverisë gjermane, partnerët e tjerë nuk mund të eksportojnë në vende të treta.

Eurofighter

Sipas Spiegel, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, qeveria britanike dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u informuan për vendimin e qeverisë gjermane.