Genta Ismajli vazhdon të marrë vëmendjen me ndryshimin drastik në pamje

Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje të re dhe mjaft natyrale.

Në një video të publikuar në Instastory, Genta shihet me flokë të shkurtër të stiluar pas, makeup minimalist dhe një bluzë të zezë casual, duke reflektuar një pamje të freskët dhe të relaksuar.

Me një pozë lozonjare dhe një puthje drejtuar kamerës, ajo përcolli energji pozitive dhe vetëbesim të plotë.

Krahas videos, ajo kishte vendosur opsionin “Ask me a question”, duke u treguar e hapur për të komunikuar me fansat e saj dhe për të krijuar më shumë interaktivitet në rrjetet sociale.

Kjo paraqitje e saj vjen në një periudhë kur Genta po shijon momente pushimi dhe qetësie, por gjithmonë mbetet aktive dhe e afërt me ndjekësit, duke ndarë detaje nga përditshmëria e saj.

Komentet pozitive nuk kanë munguar, ku fansat e kanë komplimentuar për dukjen rinore, lëkurën e pastër dhe stilin unik që e ka karakterizuar gjithmonë. /Telegrafi/