Gazetari nga Kosova Fitim Çeku dhe miku i Grenellit: Do të shkarkohet e gjithë administrata e ambasadës në Maqedoni pasi futën në listë të zezë Artan Grubin?
Gazetari nga Kosova, Fitim Çeku në një postim të tij të fundit thotë se nuk do të ketë ambsador të ri as në Kosovë e as në Maqedoni të Veriut deri sa të shkarkohen të gjithë edhe administrata.
Sipas tij, këto shkarkime vijnë si pasojë e futjes në listë të Zezë zv.kryministrin Artan Grubin pasi, Grubi është takuar me njerëz të presidentit Donald Trump për të parandaluar përgjime të paligjshme nga Maqedonia në Kosovë.
“Nuk do të ketë ambasador të ri amerikan në Kosovë derisa të shkarkohet i gjithë stafi i ambasadës.
I njëjti fat i pret edhe Ambasadën e Maqedonisë së Veriut, të cilët lobuan për interesat e Gruevskit dhe e futën Artan Grubin në Listën e Zezë vetëm sepse ai u takua me njerëzit e Donald Trump për të parandaluar përgjimet e paligjshme nga Maqedonia në Kosovë.
Përgjime që kishin për qëllim destabilizimin e Kosovës. Detaje tjera për këtë flasim me vonë” ka shkruar Çeku.
Vlen të thekësohet se Fitim Çeku është gazetari nga Kosova që ka një miqësi të ngushtë dhe familjare me Rechard Grenellin.