Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në Tetovë ka pritur kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. Pas takimit, Kasami, tha se me kryetarin e Kuvendit, kanë biseduar për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Tetovës, por edhe për projektet që janë realizuar në të mirën e qytetarëve.
“Ne si komunë e Tetovës, në bashkëpunim me Kuvendin e RMV-së nga sot do të promovojmë edhe zyrën e deputetit, por njëherësh do të kemi edhe vizita tjera me kryetarin e kuvendit”, tha Kasami, përcjell Alfax.mk
Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Gashi tha së është i nderuar që është kryetari i parë i cili e viziton Tetovën.
“Jemi këtu për të hapur zyrën e deputetët të Tetovës ku do të ju mundësojmë qytetarëve të komunikojnë me deputetët e tyre”, tha Gashi mes tjerash.
Gashi tha se zyra e deputetit është menduar që të jetë një hapësirë e cila mundëson takime të qytetarëve të komunës së Tetovës me deputetët e kësaj zone.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rama pas protestës së PD-së: Të shkuara punonjësve të policisë që u plagosën nga kjo lukuni e verbër
- MSH: Ligji për mbrojtje nga duhani është i mirë, synohet ndërgjegjësimi i duhanpirësve
- Prej nesër 370 kamionë i bllokojnë të gjitha pikat kufitare në vend
- Policia gjen sërish armë dhe municion në veri
- Mendi Qyra i kundërpërgjigjet BDI-së së Strugës
- Osmani: SHBA-ja mobilizoi botën për të na ndihmuar, nga OKB-ja dëgjonim vetëm fjalë
- Qentë endacakë i kushtuan Shkupit mbi 45 milionë denarë në një vit
- Ndotja nga PM është më e larta në Ballkan
- Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
- Berisha: Në protestën e djeshme u hodh gaz lotsjellës i skaduar