Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai sot bashkë me funksionarë të tjer si ministrinë e ekonomisë, Besar Durmishi në Kumanovë prezantuan planin operativ qeveritar për punësim 2025.
“Në Kumanovën time prezantuam Planin Operativ për Punësim 2025 prej 40 milionë eurosh për më shumë se 16.000 qytetarë në gjithë vendin, përmes masave konkrete për punësim, vetëpunësim dhe trajnime.
Të flasësh për të ardhmen aty ku ke hedhur hapat e parë ka një kuptim krejt tjetër. Në mesin e njerëzve me të cilët ndaj kujtime, rrënjë dhe përgjegjësi, ishte një ndjesi e veçantë të prezantoja mundësitë që ky plan sjell për brezin e ardhshëm. Vazhdojmë pa u ndalur”, ka nënvizuar Fetai.